Komoditeti në rolin e perfeksionit

Artikull për revistën Jeta

Të sistemosh hapësirat duhet shqisa e gjashtë. Art dhe vrull për të hedhur me maturi në projeksion idetë dhe fantazitë. Interior dizajnerat dhe arkitektët janë si rrobaqepësit; të lexojnëmendjen, kuptojnë çfarë do dhe në fund ta qepin xhaketën ashtu siç u pëlqen atyre.

Kjo sepse tek instikti që kanë, mbizotëron shija e substancave të fantazisë për të krijuar, dhe ky është akt sublim. Mendja shndërron në dimensione të tjera atë që njëshikim i thjeshtë nuk e kap dot me një të parë, as me dy, as nënjë jetë.

Blerti Kroi, është tashmë jo një emër, por një status mes profesionistëve më të mirë në qytet. Ecën përkundrejt tendencave të veta individuale. Në modernitet të plotë, në këtëperiudhë po i rri larg përdorimit të materialeve me shkëlqim, pllakave që vezullojnë, përveç xhamit. Më të ruan një strategji tëvetën për ta shfrytëzuar; rastin kur vendoset në një tjetër material opak. Blerti ndien se diçka nuk shkon me këtë cilësi, pasi bëhet reflektimi i dritës, aspak i rehatshëm. Parimi i tij ështëkrijimi i një ambienti komod. Për mobiljet përzgjedhjet janë nëkombinimet: hekur-dru, hekur-gur apo dru-dru. Në interpretim tëlëndëve, hekuri shpreh rezistencë, është dominant dhe pavarësisht punimit, ai tregon forcë. Druri është i ngrohtë, ka plastikë interesante dhe ndihet si shoqërues i mirë i njerëzimit. Guri të jep lirshmërinë ta punosh, t’i japësh gojë të flasë. Me tëvishen mure, pasi guri ka elemente të skulpturës në vetvete.

Si çdo gjë momentale, frymëzuar nga çasti, këtë sezon Blerti ështëtek stili industrial, që I mëshon lidhjes së elemeteve. Me gjeste racionale tregon konceptin i cili kërkon të shfaqë nevojën që jo çdo detaj të duket i saktë, të lejon të duken vidat, gozhdat, madje tek hekuri i pëlqen të dallohet shkujdesur ndryshku.

I famshëm për futjen e kësaj tendence, puna e Blertit njihet, pasi ai lë tëjenë të dukshme edhe bashkimet e saldimive apo pjesë tëpunëtorisë. Një mur nuk ka pse të jetë më i stukuar apo i lëmuar; tentoni pa frikë joperfekten. Vendosje të gabuara tullash tëthyera, suva të sforcuar që të japin imazhin e një vjetërsire. Sa më shumë elemente vizibile, rrjeti i kanalinave apo ai elektrik,me qëllim që të shihet gjithë organika e procesit të punës se si është ndërtuar. Këto preferenca janë ideale në një hapësirë tërregullt në përmasa. Strikte është kërkesa për këndin 90 gradë, si siguri gjeometrike. Konturimet e projekteve të tij qëndrojnë mirënë mure të lyera në tone të përcatuara drejtë. Sugjerim??? Njëfaqe e dhomës apo tavani, lyer me të zezë. Kombinimi vazhdon në kushtin e ruajtjes së jo më shumë se 3 ngjyrave brenda njëambienti të vetëm. Plotësisht në dorë të Blertit, hapësirat mbushen me objekte të riciluara.

Këto i gjen me shumicë dhe nëzyrën e tij, madje kordonin e abazhurit e ka lyer vetë me bojë tëkuqe, se ai e do shumë parimin që me 2 lekë mund të bësh dizajne shumë të bukura. Me vrapin për të kapur maksimimiun nga agu në perëndim, tentojmë ta vëzhgojmë në përmasat e veta 3 D.

Blerti Kroi ka pasion skitë. Dëgjon muzikë house me zë tëlartë në makinë që në mëngjes herët. Ka qenë pjesë e njëemisioni bamirësie ku rindërtonte e mobilonte shtëpitë e njerëzve kryesisht në nevojë, “Nga e para” krah Valbona Selimllarit. Kjo eksperiencë i ka forcuar idenë se duhet të falësh gjithmonë diçka, e mbi të gjitha të jemi njerëzorë.

 

Përgjigjja e pyetjes se çfarë forme i jep karakterit tënd profesioni i interior dizajnerit dhe arkitektit, ai thotë:

 

Përfytyroj botën ndryshe. Kur koha është e zymtë, bëj njëfotografim tjetër të natyrës, i vë zogj, avionë, parashutistë.. e shoh më gjerë, të plotë, në këndin 360 gradë….

 

Ja pra, çdo ambient kthehet në frymor dhe të flet, kur preket nga dora e një mjeshtri.